Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence është i fundit nga administrata Trump që u shpreh për shpenzimet e NATO-s.
Duke folur në selinë e Aleancës Atlantike në Bruksel, Pence tha se paralajmërimi i administratës Trump për uljen e shpenzimeve për NATO-n ndodhet ende mbi tavolinë.
“Në të vërtetë shumë anëtarë të tjerë të NATO-s, përfshirë dhe disa aleatë të mëdhenj tanët ende nuk kanë ndërmarrë një rrugë të qartë dhe të besueshme për këtë angazhim minimal. Më lejoni të përsëris deklaratën time të fundjavës në Mynih.”
“Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe populli amerikan pret nga aleatët tanë të mbajnë fjalën dhe të bëjnë më shumë për mbrojtjen tonë të përbashkët”, tha Pence.
Aleatët e NATO-s ranë dakord në vitin 2014 të realizojnë objektivin për shpenzimin e 2 për qind të buxhetit të tyre ekonomik për mbrojtjen, deri në vitin 2024. Vetëm Britania, Greqia, Estonia dhe Polonia e kanë përmbushur këtë angazhim.
Administrata Trump paralajmëroi se mund të ulë shpenzimet e saj për NATO-n, nëse anëtarët e tjerë të Aleancës nuk do të shprehin qëllimin e tyre për arritjen e objektivit prej 2 për qind, para vitit të ardhshëm.