Presidenti ukrainas, Volodymir Zelenskyy po planifikon të udhëtojë në Washington të premten për një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, sipas një burimi nga qeveria ukrainase.
Burimi i tha Skynews, se data për këtë takim të drejtpërdrejtë u propozua nga pala amerikane, transmeton klankosova.tv.
Takimi vjen pas njoftimit se Ukraina është dakorduar me Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje të rëndësishme mbi mineralet.
Marrëveshja përcakton kushtet për krijimin e një fondi të ri për investime në mineralet, materialet e rralla dhe burimet e tjera natyrore të vlefshme të Ukrainës.
Marrëveshja tani nuk përmban kërkesën fillestare nga Shtetet e Bashkuara për të pasur të drejtën për të marrë deri në 500 miliardë dollarë (395 miliardë paund) nga të ardhurat e mundshme nga këto burime.