-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

SHBA e gjobit kompaninë suedeze me 1 miliard dollarë për korrupsion

Kompania suedeze Ericsson do të paguajë mbi 1 miliard dollarë për të zgjidhur hetimin e korrupsionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njofton se kompania kishte “pranuar në një fushatë disavjeçare korrupsionin në pesë vende për të forcuar kontrollin e saj në biznesin e telekomunikacionit”.

Ericsson është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve të rrjetit mobil. Në muajin shtator, ajo tha se kishte lënë mënjanë 1.2 miliard dollarë për të mbuluar dënimet e mundshme që rrjedhin nga hetimi amerikan, përcjell Telegrafi.

Gjoba përfshin në total një dënim penal prej 520 milionë dollarësh për Departamentin e Drejtësisë dhe një pagesë prej 540 milionë dollarë për Komisionin e Sigurimeve dhe Shkëmbimeve (SEC).

Deklarata thoshte se Ericsson ishte pajtuar të paguante dënimin për të “zgjidhur hetimin e qeverisë për shkeljet e Ligjit të Praktikave të Korruptuara të Huaja që rrjedhin nga skema e kompanisë për të bërë dhe regjistruar në mënyrë të padrejtë dhjetëra miliona dollarë në pagesa të pahijshme në të gjithë botën”.

“Deklarimi i fajit dhe dorëzimi i mbi një miliardë dollarëve në dënime të kombinuara duhet të komunikojnë qartë për të gjithë aktorët e korporatës që bëjnë biznes në këtë mënyrë nuk do të tolerohen”, është shprehur Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Departamenti tha që Ericsson kishte operuar me skemën e saj korruptive nga viti 2000 deri 2016. /

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img