1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“SHBA e BE ta riformësojnë strategjinë ndaj Serbisë”, Bërnabiq përplaset me deputetin gjerman

Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka thënë se BE dhe SHBA duhet të riformësojnë strategjinë e tyre karshi Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë, duke shtuar se presidenti serb Vuçiq po i fryn nacionalizmit dhe urrejtjes.

“Është vonë për BE-më dhe SHBA-në të riformësojnë strategjinë në lidhje me Ballkanin Perëndimor+Serbinë. Presidenti Vuçiq minon parimet udhërrëfyese të BE-së, i fryn nacionalizmin + urrejtjes. Ajo që na duhet vërtet është lidershipi i guximshëm për të nxitur pajtimin, sundimin e ligjit + demokracinë”, ka thënë ai në postim në Twitter.

Për kritikat ndaj Vuçiqit, Rothit i ka ardhur një reagim nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Duke mbrojtur Vuçiqin, Bërnabiq përmendi edhe shkuarjen e kryeministrit Rama në Beograd.

“Postimi juaj është një shembull tipik i politikës së ashtuquajtur “Akuza në pasqyrë (AiM)”. Sipas definicionit, AiM është një teknikë e nxitjes së gjuhës së urrejtjes, ku njeriu u atribuon në mënyrë të rreme kundërshtarëve të tij qëllimet që ka për veten. Ju në thelb po akuzoni Presidentin Aleksandar Vuçiq për nacionalizëm dhe urrejtje edhe pse ai ishte kryeministri i parë serb që priti kryeministrin shqiptar në 68 vjet dhe publikisht bëri thirrje për “pajtim historik” midis serbëve dhe shqiptarëve, ndër shumë gjëra të tjera që ka bërë në 10 vitet e fundit”.

Bërnabiq tentoi të sulmonte kryeministrin Kurti për krijim të një geto ku “serbët torturohen”. Ajo madje tha se atyre iu mohohet edhe e drejta e votës.

“Në të njëjtën kohë, ju i bëni thirrje BE-së dhe SHBA-së të ndëshkojnë Serbinë (“riformojnë strategjinë ndaj Serbisë”). Pse? Sepse ne kemi zbatuar marrëveshjen e Brukselit? Mbështetja e bashkëpunimit rajonal (ndërtimi i autostradës për në Maqedoninë e Veriut, ndërtimi për Tiranë dhe Sarajevë, vaksina të dhuruara…) Gjatë gjithë kohës duke mbështetur Albin Kurtin, i cili ka krijuar në mënyrë efektive geton e fundit në Evropë, ku njerëzit mund të qëllohen, arrestohen, torturohen dhe u ndalohet e drejta e votës, thjesht sepse janë serbë. Kurti, i cili në Berlin tha se Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston. Pra, përsëri, ajo që po bëni është në fakt gjuhë e urrejtjes kundër Serbisë për gjëra që ju mund t’ia atribuoni vetëm dhe vetëm aleatëve tuaj. Akuza në një politikë pasqyre. Unë (me gjithë zemër) besoj se ju nuk keni ndërmend ta bëni këtë, por kjo është pikërisht ajo që keni bërë”, ka shkruar Bërnabiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img