Shtetet e Bashkuara do të heqin “masën për ngrirjen e shitjeve të armëve sulmuese” në Arabinë Saudite në javët e ardhshme.
Kështu së paku kanë thënë burime të njohura me këtë çështje për Al Arabiya English të dielën.
Një burim tregoi se do të kishte një rifillim të konsiderueshëm në llojet e armëve të shitura, megjithëse nuk u dhanë detaje të mëtejshme.
Kur u pyetën për masën, zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA nuk komentuan.
Al Arabiya English thotë se ka kontaktuar gjithashtu Shtëpinë e Bardhë për koment.
Financial Times raportoi fillimisht vendimin e administratës Biden për të hequr “ngrirjen e shitjeve të armëve sulmuese në Arabinë Saudite”.