6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

SHBA do të dërgoj në Ukrainë sistemin e mbrojtjes që mbron Shtëpinë e Bardhë

Shtetet e Bashkuara pritet të transferojnë sistemet e mbrojtjes ajrore NASAMS në ushtrinë ukrainase, si dhe të kryejnë trajnime ushtarake për sistemet e përmendura në javët e ardhshme.

Lajmin e bëri të ditur ekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjatë një konference në Pentagon, raporton Ukrinform.

“Tani për tani, ajo që ata kanë nevojë më shumë se çdo gjë tjetër është aftësia e mbrojtjes ajrore. Dhe kështu, ndërsa patëm takimin tonë të fundit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, ne vërtet e theksuam këtë dhe disa nga vendet rritën mbështetjen për ta siguruar këtë aftësi”, vuri në dukje Sekretari i Mbrojtjes i SHBA.

Ai theksoi se pala amerikane, nga ana e saj, bëri përpjekje aktive për t’i pajisur Forcat e Armatosura të Ukrainës me aftësi të tilla.

“Ne kemi bërë presion të madh për t’u siguruar atyre një aftësi NASAMS dhe presim që në të ardhmen, në fillim të muajit të ardhshëm, ne do të jemi në gjendje të dërgojmë sistemet dhe të stërvitemi, dhe të trajnojmë trupat në Ukrainë”, tha sekretari amerikan i mbrojtjes.

Austin siguroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bëjnë çdo përpjekje për të transferuar sa më shumë pajisje të mbrojtjes ajrore në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img