Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore kanë paraqitur një plan për zgjidhjen e problemit të Kosovës, për presidentin serb Aleksandar Vuçiç, shkruan sot e përditshmja beogradase “Blic”.
Sipas dokumentit të siguruar nga ky medium, aty sqarohet se plani është tejet i favorshëm për Serbinë, mirëpo që ende nuk ka marrë pëlqimin konkret nga Vuçiqi.
“Presidenti nuk është i kënaqur me planin dhe nuk i është përgjigjur propozuesve”, thuhet në shkrimin e kësaj të përditshme.
Ndër të tjera, aty tregohet se ‘Perëndimi injoroi pozitën e udhëheqjes shtetërore se nuk ka alternativë të pranueshme nëse Prishtina merr gjithçka dhe Beogradi asgjë’
Ndërsa, lidhur me këtë propozim, ka reaguar ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic. Sipas tij, ideja e SHBA-së dhe perëndimit është i pahijshëm karshi interesave të shtetit të tyre.
“Vuçiq është i vetëdijshëm që ky propozim s’ka efekt dhe nëse pranohet ai nuk mund të dal para qytetarëve”, deklaroi kryedipkomati serb.