Site icon PrishtinaPress

SHBA dhe NATO fillojnë tërheqjen e trupave nga Afganistani

Forcat e armatosura të SHBA-së dhe NATO-s të pozicionuara në Afganistan, kanë filluar të tërhiqen zyrtarisht që nga sot.

Duke filluar nga sot nga vendi do të largohen gradualisht rreth 7.000 pjesëtarë të personelit ushtarak të NATO-s dhe 2.500 deri në 3.000 ushtarë amerikanë të cilët parashikohet se ndodhen ende në Afganistan.

Presidenti amerikan Joe Biden më 15 prill deklaroi se më 1 maj do të fillojë procesi i tërheqjes dhe se të gjithë ushtarët do të tërhiqen përpara 11 shtatorit i cili është përvjetori i pushtimit të Afganistanit.

Në një deklaratë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thuhet se procesi i tërheqjes ka filluar me mbylljen e bazave të vogla ushtarake në vitin e fundit dhe se përgatitjet janë përshpejtuar pas vendimit të Bidenit. Deri më sot nga Afganistani janë larguar vetëm 60 ushtarë amerikanë.

SHBA-ja dhe aleatët e NATO-s pushtuan Afganistanin më 7 tetor 2001 me arsyetimin se fshihte dhe mbronte militantët e organizatës Al-Kaeda të cilën e shihnin si përgjegjëse të sulmeve të 11 shtatorit. Sipas parashikimeve në kuadër të projektit “Kostot e Luftës” të përgatitur nga Universiteti Broën i SHBA-së, për luftën e cila ka vazhduar për 20 vite janë shpenzuar më shumë se 2 trilionë dollarë.

Në luftë kanë humbur jetën 2.442 ushtarë amerikanë ndërsa janë plagosur 20.666 të tjerë. Gjithashtu jetën e kanë humbur jetën edhe 1.144 pjesëtarë të personelit të NATO-s.

Exit mobile version