Site icon PrishtinaPress

SHBA dhe Kina “kokë më kokë” edhe në hapësirë

rogrami i fuqishëm hapësinor i Kinës, ka bërë përparim spektakolar në njëzet vitet e fundit.

Dhe pikërisht për të frenuar këtë “vrull”, Amerika duket e gatshme të bëjë gjithçka.

Deri më tani, dy vite shumë të rëndësishme, mund të ndryshojnë shumëçka.

I pari është viti 2025, kur NASA, agjencia hapësinore planifikon të kthejë amerikanët në Hënë si pjesë e misionit të saj Artemis, por mbi të gjitha viti 2032, kur supozohet të fillojnë gërmimet në tokën hënore. Me synimin për të kërkuar ujë dhe oksigjen, por edhe për hekurin dhe tokat e rralla, sfida mes Uashingtonit dhe Pekinit ka nisur, edhe në hapësirë tanimë.

Me sa duket, NASA do të përpiqej të përcaktojë sasinë e burimeve të mundshme të pranishme në Hënë me synimin për të tërhequr investime tregtare. Zhvillimi i aksesit në atë që hapësira mund të ofrojë, në thelb, do të jetë çelësi për uljen e kostove dhe zhvillimin e një ekonomie rrethore.

Klientët e parë të NASA-s pritet të jenë kompanitë komerciale të raketave që mund të përdorin burimet e Hënës për karburant ose oksigjen. NASA po kërkon ekspertë për të hetuar se si metalet e hënës të mbledhura nga sipërfaqja hënore mund të përdoren në fusha të ndryshme, si printimi 3D, fushë ku Kina gjithashtu është shumë aktive.

Përpara vitit 2030, edhe Pekini planifikon të dërgojë njerëz në Hënë. Kjo tregon se tensioni mes dy fuqive të mëdha, SHBA-së dhe Kinës, mbetet shumë i lartë, edhe përtej kufijve tokësorë.

Gjeopolitika e hapësirës, dikur një kufi që bashkonte rivalët për të mirën e njerëzimit, tani pasqyron konkurrencën e qeverive në Tokë.

Nga njëra anë gjejmë Uashingtonin ndërsa në anën tjetër aksin që lidh Moskën me Pekinin. Përballja kokë më kokë mes tyre sapo ka filluar.

 

 

 

Exit mobile version