4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

SHBA dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja të premten ndaj shumë individëve dhe subjekteve në Bjellorusi, për shkak të mbështetjes së saj për Rusinë gjatë luftës kundër Ukrainës, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Sanksionet u vendosën në bazë të një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti Joe Biden më 2021, i cili ka për qëllim t’i bëjë trysni liderit autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, pas akuzave se Qeveria e tij i vodhi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Bjellorusi.

Lukashenka e mohon këtë. Sanksionet vijnë katër vjet pas zgjedhjeve, të cilat kanë dënuar gjerësisht si të montuara.

Njëra nga subjektet e sanksionuara është Peleng, një firmë e madhe bjelloruse që prodhon pjesë për anije kozmike, satelitë dhe automjete ushtarake, tha Departamenti, duke e përshkruar këtë kompani si partner të rëndësishëm industrial për Rusinë.

Vendimi i së premtes u ndërmor së bashku me Kanadanë dhe Britaninë e Madhe, tha Departamenti.

Kryeministrja e Kanadasë, Melanie Joly, njoftoi se Otava ka vendosur sanksionet kundër 10 individëve dhe gjashtë subjekteve si përgjigje “për përfshirjen e tyre në abuzimet e vazhdueshme dhe sistematike të të drejtave të njeriut”.

Britania tha se vendimi i bashkërenduar shënon katërvjetorin e zgjedhjeve me “të meta të mëdha” të vitit 2020 në Bjellorusi.

Shumica e vëzhguesve të pavarur besojnë se Lukashenka i ka humbur zgjedhjet. Ai mbeti në pushtet duke i burgosur mijëra njerëz dhe duke i shtypur protestat me ndihmën e aleatit të vet, presidentit rus Vladimir Putin./rel

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img