1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

SHBA dhe BE kërkojnë sa më shpejt zgjedhje në Veri – Kurtit s’i bëhet vonë, merret me zgjedhjet në Zvicër

Derisa kryeministri Albin Kurti merret me zgjedhjet në shtetin helvetik, në të vetin ka një diskutim të gjatë për zgjedhjet në komunat veriore, që ende nuk dihet se kur do të mbahen, apo si – pavarësisht kërkesës së vazhdueshme ndërkombëtare.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në ndërtesën e Ambasadës së Kosovës në Bern, kandidatët shqiptarë në zgjedhjet federale 2023.

Kurti i përgëzoi ata për angazhimin e tyre publik e politik në Zvicër, duke e konsideruar atë si dëshmi të mirëintegrimit të shqiptarëve atje, por edhe si shumë të rëndësishëm për demokracinë.

“Diskutuan për lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe rolin e potencialin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe mërgatës në fushën e ekonomisë, edukimit dhe shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Por, derisa kryeministri merret me zgjedhjet në shtetin helvetik, në të vetin ka një diskutim të gjatë për zgjedhjet në komunat veriore, që ende nuk dihet se kur do të mbahen, apo si – pavarësisht kërkesës së vazhdueshme ndërkombëtare.

I fundit që kërkoi që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt në veri, është ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur një kornizë ligjore që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve. Dhe, ne e vlerësojmë këtë dhe e mirëpresim. Unë do të them, gjithashtu, se ka një diskutim… Procesi që është vënë në vend, që kërkon që një përqindje e votuesve të regjistruar ta nënshkruajnë një peticion që më pas kërkon një lloj referendumi për shkarkim dhe më pas kërkon një lloj votimi… Ndonëse e ligjshme dhe e mundshme, është komplekse”.

“Dhe kështu, siç tha kolegu im, Gabriel Escobar, ekziston edhe mundësia që kryetarët e komunave vetëm të japin dorëheqje”, tha Hovenier.

“Nuk ka asnjë autoritet që mund të kërkojë dorëheqjen, ai është akt moral. Unë kam vazhdueshëm takim me kryetarët e komunave, ata e kanë mbështetur procesin e peticionit dhe mendoj se kjo është demokracia dhe ne duhet të përkujdesemi për demokracinë e jo për dëshirat e kujtdo qoftë. Dorëheqja e kryetarëve është kërkesë e Beogradit, ne nuk jemi këtu që të brengosemi se çka mendon e çka kërkon Beogradi”, tha Krasniqi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, Hovenier tha se zgjedhjet kanë kuptim vetëm nesë në to marrin pjesë edhe serbët.

“Ne e dimë se edhe kjo shkakton zgjedhje të reja, sepse kjo është ajo që shkaktoi zgjedhjet e mëparshme. Unë do të thosha se nuk e di se si do të jetë procesi. Dhe, gjithashtu, do të thosha se zgjedhjet marrin kuptim kur e dimë se serbët do të marrin pjesë. Siç e thashë, një nga dëshirat e shprehura të BE-së në deklaratën e saj të fundit. Dhe, një nga gjërat që kemi thënë edhe ne është se qëllimi i zgjedhjeve është t’i shtensionojë tensionet në veri. Kjo ndodh vetëm nëse serbët marrin pjesë”.

“Pra, një nga gjërat që ne po kërkojmë, gjithashtu, është që serbët në veri ta pranojnë. Ata jetojnë në Kosovë. Ata janë qytetarë në sistemin juridik të Kosovës. Ata duhet të marrin pjesë në proceset demokratike për t’u siguruar që të drejtat e tyre avancohen dhe respektohen”, tha Hovenier, shkruan Gazeta Sinjali.

Derisa, Bashkimi Evropian në fillim të javës tha se Kosova duhet të gjejë zgjidhjen më të shpejtë që do të mundësonte organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, në katër komunat veriore të Kosovës.

“BE-ja rikujton rëndësinë e mbajtjes së shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të Kosovës, për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve. Është e nevojshme zgjidhja më e shpejtë për të mundësuar shpalljen e zgjedhjeve. Ne inkurajojmë serbët e Kosovës që të angazhohen plotësisht në procesin zgjedhor dhe të deklarojnë publikisht pjesëmarrjen e tyre të pakushtëzuar”, thuhet në komunikatën e BE-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Çfarë parasheh Udhëzimi Administrativ?

Udhëzimi Administrativ, i cili është bërë publik më 5 shtator nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, parasheh fillimisht inicimin e një peticioni për shkarkimin e kryetarit të komunës përkatëse dhe nënshkrimin e tij nga 20 për qind e votuesve të asaj komune.

Më pas, peticioni me nënshkrime do t’i dërgohej kryesuesit të kuvendit komunal dhe ai do ta dërgonte atë për verifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nëse KQZ-ja vlerëson se janë ndjekur hapat e duhur, ajo organizon votimet për largimin e kryetarit nga funksioni.

Për largimin e tij do të duhen 50 për qind plus një votë e qytetarëve.

Sipas njohësve të çështjeve juridike-kushtetuese, votimi në bazë të këtij udhëzimi është një formë e referendumit, për të cilin Kosova nuk ka bazë ligjore.

Me Ligjin për vetëqeverisje lokale në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme për kryetarë mbahen në tri raste: nëse kryetari jep dorëheqje, nëse qytetarët e kërkojnë shkarkimin e tij përmes peticionit, dhe nëse kryetari nuk paraqitet në vendin e punës për më shumë se një muaj, pa arsye.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img