Në fillim të kësaj jave afër 100 trupa nga SHBA erdhën në Kosovë për të shërbyer si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO’s. Tani, nga Maryland pritet që të vijnë edhe rreth 30 gra dhe burra, teksa komandanti Rob Wille gjatë ceremonisë së shpërndarjes u tha se ky është një mision që po e bën historinë.
Advertisement
Siç raporton revista Stripes, disa prej trupave që vijnë nga ky shtet amerikan, do të shërbejnë në Kosovë.
Komandanti Rob Wille gjatë ceremonisë së shpërndarjes tha se ky është një mision shumë i rëndësishëm dhe se shërbimi i tyre do të jetë i veçantë.
“Sot është një ditë shumë speciale. Ky është definitivisht një shërbim i veçantë. Përmes kësaj po shkruhet historia”, ka thënë ai.
Ndërkaq, gjeneralja Janeen Birckhead në këtë ceremoni tha se ndihet krenare për të gjithë ushtarët dhe se fakti që ata do të shërbejnë në Kosovë, e bën të ndihet shumë më mirë, përcjell Gazeta Metro.
Kujtojmë se afër 700 ushtarë amerikanë shërbejnë në Kosovë, ku qëndrojnë në kampin Bondsteel, që nga paslufta si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO’s
Kjo bazë është ndërtuar në Kosovë, pas bombardimit të Serbisë kur rajoni ra nën kontrollin e misionit paqeruajtës ndërkombëtar, dhe është emëruar sipas veteranit të luftës së Ushtrisë së ShBA’ve, James Leroy Bondsteel.
Përveç ushtarëve amerikanë të përfshirë në misionin e KFOR’it, personeli ushtarak përbëhet nga një përzierje vendesh, duke përfshirë Poloninë, Republikën Çeke, Turqia, Rumania, Sllovenia dhe Ukraina, janë gjithashtu të pranishëm në Bondsteel.
PostAdss