Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër
trupave të NATO-së të cilët po kërkojnë ruajtjen e paqes.
Kështu u shpreh ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
“Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, shkroi ambasadori në Twitter.