1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

SHBA akuzon Rusinë për fushata dezinformimi për të ndikuar te zgjedhjet presidenciale 

Administrata e presidentit Joe Biden e ka akuzuar Rusinë se është angazhuar në fushata dezinformimi që kanë në shënjestër zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, i cili deklaroi qëndrimin e administratës, foli në hollësi për shqetësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për këtë fushatë, si edhe njoftoi për veprime ligjore kundër atyre që dyshohet se janë përfshirë në këto përpjekje.

Mes të tjerash, Garland tha se Rusia përmes mediave të saj shtetërore ka përdorur figura amerikane me ndikim dhe me audiencë të gjerë në media sociale, pa dijeninë e tyre, për të përhapur dezinformata dhe propagandë.

Në një fjalim muajin e kaluar, zëvendësprokurorja e Përgjithshme Lisa Monaco, tha se Rusia ishte kërcënimi kryesor ndaj zgjedhjeve. 

Sipas saj, presidenti rus, Vladimir Putin dhe njerëzit që punojnë për Rusinë po përdorin teknika gjithnjë e më të sofistikuara në operacionet e tyre të ndërhyrjes, raporton VOA.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img