Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një djalë 10-vjeçar raportohet se e ka qëlluar për vdekje me armën e zjarrit, sepse ajo nuk ia bleu kufjet online.
Rasti tragjik ka ndodhur në .
I dyshuari aktualisht ndodhet në një qendër paraburgimi për të mitur.
Prokurorët deklaruan se djali hyri në llogarinë e nënës së tij “Quiana Mann – Amazon” dhe porositi kufjet një ditë pasi e vrau.
10-vjeçari tha se nga dhoma e gjumit e mamasë së tij rreth orës 7 të mëngjesit të datës 21 nëntor.
Ai më pas kishte shkuar në bodrumin, ku ajo lante rrobat dhe duke luajtur e kishte qëlluar me armë zjarri.
Por, më pas djaloshi e kishte ndryshuar deklarimin duke thënë se ia kishte drejtuar me qëllim armën asaj, raportojnë mediat amerikane përcjell Klankosova.tv
Përveç që i kishte porositur kufjet një ditë pas vdekjes të së ëmës, 10-vjeçari e kishte sulmuar edhe kushëririn e tij.
Ai tha se kishte planifikuar që të qëllonte në mur për ta frikësuar nënën, por që plumbi e goditi atë pasi ajo doli përpara./Prishtinapress/