0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Shau opinionistët e Big Brother, Top Channel “nxjerr” jashtë Arjan Konomin

Të shumtë kanë qenë personazhet që shpeshherë nuk kanë rënë dakord dhe kanë kundërshtuar dy opninionistët e “Big Brother” për opinionet e tyre.

Një ndër to është edhe opinionisti i “Përputhen”, Arjan Konomi,

Ditët e fundit, ai i ka konsideruar Arbër Hajdarin dhe Zhaklin Lekatarin si opinonistë të diskutimit me nivel të ulët mediokër.

“Pashë spektaklin e BBV sot në ‘YouTube’ dhe i shtyrë prej komenteve në rrjetet sociale, me të vërtetë nuk mund t’i rezistoja dot tundimit për të bërë një koment. Pavarësisht se gjithmonë kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve me formate të ndryshme televizive, por kësaj radhe nuk mund të rrija heshtur dhe pa thënë që pësova një zhgënjim dhe një shije të keqe, të hidhur prej sjelljes të opinionistëve nga spektakli i mbrëmshëm.

Nuk është se jam pro apo kundër mendimit të tyre, por qasja që ata bëjnë si opinionistë, është jo e nivelit që ka formati, jo e nivelit që kërkon ai kolltuk ku janë ulur. Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare, në një spektakël që imagjino se sa shije të hidhur që të lë”, tha Konomi.

Në media është shkruar, se deklaratat e tij, i kanë kushtuar kontratën që ai ka me emisionin “Përputhen”, ku prej vitesh është pjesë. Gjatë fundjavës, ka nisur të qarkullojë një informacion mbi shkëputjen e kontratës së punës së Konomit me televizionin “Top Channel”. Zëra pranë opinionistit spekulojnë që arsye janë saktësisht deklaratat e bëra për dy kolegët e tij.

Prej disa javësh, Konomi mungon në “Përputhen” në rolin që e ka nga viti 2020 teksa dje ka marrë rrugë drejt Suedisë. Edhe më herët, Konomi e ka komentuar “reality”, duke mos fshehur edhe të preferuarin e tij. Ai shtoi se nëse nuk do ishte “Big Brother”, nuk do ishte Luizi, por shtoi se nëse nuk do ishte Luizi ndoshta do kishte qenë ndonjë personazh tjetër por jo me përmasat e famës që ka arritur ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img