-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Shatri: Qeverisë po i tepron buxheti, ndalja e mjeteve të komunave është anti-kushtetues

Anëtari i AAK-së, Haki Shatri, ka thënë se vendimi  i qeverisë që mjetet vetanake të komunave të mos iu kthehen më atyre, është anti-kushtetues.

Ai tha se janë 37 milionë euro që kanë mbetur nga viti 2022 për tu barut në vitin 2023, teksa shtoi se komunat i kanë hartuar planet buxhetore duke pasur parasysh edhe këtë shumë.

“Dhe, tërheqja e këtyre mjeteve për komunat është shumë drastike sepse ia lë disa projekte të imëta pa u realizuar. Jo vetëm AAK-ja, por të gjitha partitë që janë në kuvend, do ta ftoja edhe grupin parlamentar të VV-së që ta sulmojnë këtë vendim dhe të gjejnë mënyrën se si të suprimohet kjo dispozitë dhe të normalizohet jeta financiare në komuna” është shprehur  në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se nivelit qendror edhe ashtu po i teprojnë qindra miliona euro, teksa shtoi se “nuk e di çfarë qëllimi është me ia marrë komunave të shkreta ato mjete”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img