-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Shatri: Buxheti për vitin e ardhshëm ra për 100 milionë €, nga inflacioni humbën 600 milionë €

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka thënë se buxheti i parashikuar për vitin e ardhshëm në vlerë prej 3.2 miliardë euro, ka më me pak vlerë sesa ai i vitit paraprak.

Sipas tij, kjo rritje ka ardhur si rezultat i rritjeve të çmimit të produkteve gjatë këtij viti.

Shatri ka thënë se shkaku i inflacionit që llogaritet të jetë afro 20 për qind, i bie që vlera e këtij buxheti është 600 milionë euro më pak.

Duke folur për këtë buxhet, Shatri ka thënë se nëse analizohet më mirë, i bie që buxheti ka rënë për 100 milionë euro.

“Kur ka ndodhur që buxheti i vitit që vjen me qenë më i ulët sesa buxheti i vitit paraprak. Këto deklaratat pompoze për rritje, janë gjëra normale që ndodhin ndryshime në shifra, por ndryshimi në shifra këtë vit ndryshon në përmbajtje, në vlerë. Shifrat minimale që janë numra thatë, vërtetë mund të jenë 3.2 miliardë aq sa është deklaruar Qeveria, por ajo çka mund të flasim në këtë moment, në bazë të informatave që i kemi marrë nga Qeveria, flitet për një buxhet 3.2 miliardë, që është një rritje krahasuar me buxhetin 2.7 miliardë sa ka qenë vitin që po e lëmë pas, pra kjo është në numra”, ka thënë Shatri për EO.

“Vlera e këtyre parave në vitin tjetër, duke marrë parasysh inflacionin që është këtë vit dhe indeksin e çmimeve të produkteve bazike, na flet se kjo nuk është rritje reale sepse nëse një buxhet prej 3 miliardë euro, ia zbresim 20 për qind inflacion, i bie 600 milionë euro më pak, pra ky 3 miliardë buxhet nëse zbritet 20 për qind inflacioni, është për 600 milionë euro më pak, që do të thotë se ajo shifra prej 500 milionë euro që po duket e rritur, praktikisht është e zbritur për 100 milionë”, ka thënë tutje Shatri.

Ish-ministri i Financave, ka deklaruar se kjo rritje nuk është si rezultat i punës së madhe, por siç ka thënë i dështimeve në investime kapitale.

Ai ka thënë se mjetet e pashfrytëzuara në këtë vit kalendarik, vetvetiu bartën në buxhetin e vitit të ardhshëm.

“3.2 miliardëshi i kësaj Qeverie nuk vjen si rezultat i ndonjë pune të ndokujt, por vjen si rezultat negativ i inflacionin dhe i ngritjes së çmimeve. Vet rritja e çmimeve brenda vitit pa ndryshuar normën e tatimit e akcizës, rritja e çmimeve sjellë më shumë të hyra nominale. Në këtë buxhet, mund të jenë që një pjesë e tyre nuk janë shpenzuar këtë vit, dhe bartën në vitin e ri buxhetor, mund të jetë ndonjë kredi e jashtme ose e brendshme, dhe na del një buxhet nominal 3.2 miliardë, por ky buxhet i krahasuar me 2.7 miliardë të këtij viti, është realisht më e vogël sesa ai i vitit të kaluar, pra shkaku i inflacionit”, ka thënë Shatri./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img