Site icon PrishtinaPress

Shashtrisen serbët! (Foto)

Mediat serbe kanë raportuar për anëtarësimin e Kosovës në “Egmont Group”.  Në shkrimin e tyre, “Alo.rs” shkruan se kjo është e frikshme dhe nuk duhet të lejohet që Kosova të bëhet anëtarja e 153-të, përcjellë Indeksonline nga “Balkanuzivo”.

“Nëse Kosova anëtarësohet në këtë organizatë, Prishtina mund të ketë qasje në të gjitha flukset financiare të Serbisë dhe do të ketë të drejtën ligjore që të kërkojë kopje të faturës për secilin qytetar të Serbisë”, ka shkruar Alo.rs.

Ky fakt u ka futur frikën serbëve, pasi në artikullin e tyre shkruhet se Serbia nuk duhet të lejojë kurrsesi të presidenti Hashim Thaçi të ketë qasje në transaksionet financiare të Serbisë.

Përndryshe, shkruan mediumi serb, kjo çështje është diskutuar në takimin e Tomislav Nikoliçit me Aleksandër Vuçiqin dhe Hashim Thaçin e Isa Mustafën, në Bruksel ,përcjellë Indeksonline.

Kujtojmë se “Egmont Group” është organizatë e themeluar që nga viti 1995 në Bruksel, e cila ofron platformë të veçantë për shkëmbimin e informacionit me qëllim të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

“Alo.rs” shkruan se pranimi i Kosovës në këtë organizatë do të ndikojë në situatën e sigurisë në Serbi.

Mediumi serb shkruan se politikanët kosovarë do të vendosin sanksione në  të ardhurat financiare të serbëve. Sipas artikullit serb, Kosova i akuzon serbët për terroristë dhe kërkon arrestimin e tyre.

Në artikull, “Alo.rs” shkruan se Prishtina kërkon shkatërrimin e serbëve në veri të Kosovës, pasi së fundmi ka dërguar atje edhe ekipet e ROSU-së.

Nga frika e madhe, por sigurisht pa asnjë të vërtetë, mediumi ka shkruar se publiku nuk mund ta kuptojë rrezikun që u kanoset serbëve.

Vlen të thuhet se Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës, e udhëhequr nga Dardan Nuhiu është bërë dje anëtarja më e re e “Egmont Group”./Indeksonline/

Exit mobile version