Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar zhvillimet e djeshme në veri të Kosovës ku ka pyetur se cila është piktura e madhe e asaj se çfarë po dëshiron të arrijë Kurti me veprimet e tij.
Shasha në postimin e tij në Facebook ka thënë se Thaçi kishte marrë vendim të rrezikshëm për marrjen nën kontrollë të pikave kufitare 1 dhe 31 dhe piktura e madhe ka qenë e qartë.
“Sot atë ditë Kosova ka shtruar kontroll në të gjitha pikat e saja kufitare”, thotë Shasha, teksa pyet se cili është qëllimi i Kurtit me veprime të tilla.
Ky është postimi i tij i plotë:
Nuk eshte problem qe Kurti ka marr vendim te rrezikshëm dje. Te qenurit Kryeminister nenkupton te marresh edhe vendime te rrezikshme, ne vecanti ne raport me Serbine. Problemi eshte qe eshte shume veshtire me kuptu vizionin e Kurtit. Çfarë është piktura e madhe? Cfare po don me arrit?
Psh kur Thaci ka marr vendimin e rrezikshem te marr nen kontroll piken 1 dhe 31 piktura e madhe ka qene e qarte. Sot ate dite Kosova ka shtruar kontroll ne te gjitha pikat e saja kufitare.
Ne kete sfond lind pyetja, hajde po e marrim rrezikun qe po e marrim, hajde pak edhe spo ja ngojm qefin Amerikaneve, ama cka eshte qellimi? Cka eshte piktura e madhe? Keta kryetaret nuk munden me zorr me qeverisë qytetarët qe nuk dojn me i pa ne ato zyre. Asnje polici dhe asnje force nuk e ndrron kete fakt.
Sidoqoftë, problemi ne veri nuk eshte hyrja apo mos hyrja ne zyret e kryetareve te komunave. Ajo eshte pasoje e nje shkaku me te thellë. Per kohe te gjate dialogu ka hyre ne rruge qorre si pasoje e mungesës se interesit dhe seriozitetit nderkombetar per rajonin. Kjo cfare po shohim ne veri eshte klithme e Kosovës per vemendje ne zgjidhjen e problemit te veriut. Problemi i vetem eshte se klithma nuk eshte strategji. /Paparaci.com/