Xherdan Shaqiri së shpejti do të zyrtarizohet si futbollist i ri i Liverpoolit.
Mediat angleze raportojnë se mesfushori kosovar do të largohet nga Stoke City për të nënshkruar me klubin e madh nga Anfield.
Shaqiri ka vendosur të largohet nga Stoke City pas rënies nga Premierliga.
Por, ai ka zgjuar interesim të madh nga finalisti i mposhtur i edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve.
Liverpool pritet të paguajë rreth 15 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit zviceran.