Xherdan Shaqiri është futbollisti i radhës që ka reaguar për vdekjen e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.Shaqiri ka reaguar në rrjetin social Twitter, duke thënë se ai do ta mbajë gjithmonë në zemër kryetarin e FFK dhe ish futbollistin e Prishtinës, Fadil Vokrri.
“Ngushëllime Familjes Vokrri. Gjithmonë të mbaj në zemër i madhi Fadil Vokrri. Pusho i qet Legjendë. Xherdani dhe Familja”, ka shkruar Shaqiri.
Vokrri ndërroi jetë sot pa pritur në mëngjes pas një sulmi në zemër.