Site icon PrishtinaPress

Shaqiri për Uran Bislimin: Duhet të jetë në gjendje t’i gëlltisë fishkëllimat nëse ka

Loja e Kosovës ndaj Zvicrës do të jetë edhe më e veçantë për Uran Bislimin sesa për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.

Kjo pasi ai luante për vendin e prindërve të tij para se të merrte një telefonatë nga Murat Yakin dhe të ndryshonte mendje.

Bislimi në nëntor të vitit 2022 u thirr nga Kosova, ku u paraqit dy herë dhe madje shënoi një gol kundër Ishujve Faroe.

Por, ai u largua nga kombëtarja e Kosovës duke e pranuar ftesën për kombëtaren e Zvicrës në qershor. Bislimi bëri debutimin e tij në barazimin 2-2 kundër Rumanisë.

Gazeta zvicerane Blick, shkruan se tifozët nuk do ta mirëpresin njëjtë sikur Xhakën dhe Shaqirin.

Në lidhje me këtë ka folur edhe Xherdan Shaqiri, i cili theksoi se ai duhet të jetë në gjendje të përballet me fishkëllimat nëse ka.

“Urani është i lumtur në kombëtaren e Zvicrës dhe ka mbështetjen tonë të plotë. Por nëse ka fishkëllima kundër tij të shtunën, ai duhet të jetë në gjendje t’i gëlltisë dhe të përballet me to. Ndryshimi ishte vendimi i tij”.

Në thelb, Shaqiri është i bindur se kombëtarja do të ketë një pritje miqësore në Kosovë.

Exit mobile version