Futbollisti Xherdan Shaqiri ka thënë se loja ndaj Kosovës do të jetë e veçantë për ë.
Megjithatë, Shaqiri thotë se prioritet për të ëshë kualifikimi në Kampionatin Evropian, transmeton Klankosova.tv.
“Është një lojë shumë e veçantë për mua. Të luaj kundër Kosovës në Basel dhe në të njëjtën kohë të barazosh rekordin e Heinz Hermann e bën atë edhe më të veçantë për mua. Por prioriteti i parë është sigurisht kualifikimi në Kampionatin Evropian”, ka thënë Shaqiri.
Shaqiri për kërkesat e biletave që ka marrë.
“Vetëm prindërit e mi donin 40 bileta. Miqtë akoma më telefonojnë çdo ditë”.
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet nesër.