1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Shaqiri ishte më i mirë se Xhaka ndaj Kosovës”

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka luajtën titullarë mbrëmë në ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

Loja përfundoi baras, ndërsa “Helvetikët” nuk ishin të kënaqur me paraqitjen e tyre.

E sa u përket lojtarëve, Shaqiri është vlerësuar më lartë sesa Xhaka në ndeshjen që u cilësua si vëllazërore.

Futbollisti i Chicagos u vlerësua nga mediumi “20 minuten” me notën 4, që i bie se paraqitja e tij ishte përgjithësisht e mirë, përcjell “Gazeta Express”.

“Turbina e sulmit dukej e nxehtë dhe i bëri presion mbrojtjes së Kosovës me një presing agresiv. Në pjesën e parë goditjet nga këndi nuk i kishte të mira. Por, tentoi disa herë të shënonte vetë”, shkruan mediumi zviceran.

Ndërsa, Xhaka u vlerësua me notën 3, që i bie paraqitje e dobët.

“Kapiteni e festoi ndeshjen e tij të 100-të me Kombëtaren e Zvicrës. Mirëpo, nuk kishte arsye të festonte shumë pas lojës. E dirigjonte mesfushën, e bënte lojën e tij me pasime, por në fushë dukej për një kohë të gjatë i pakënaqur. Pas zëvendësimit u mërzit dhe u nervozua. Nuk ishte një ndeshje jubilare që i kënaq standardet e Xhakës”, shkruan tutje mediumi “20 minuten” në versionin e tij online.

Ndërkaq, pasi Andi Zeqiri u paraqit vonë në lojë, nuk mund të notohej.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img