1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Shaqiri e Xhaka me urime speciale për Ditën e Flamurit

28 Nëntori po festohet gjithandej ku ka shqiptarë sot.

E festës më të madhe të shqiptarëve i janë bashkuar edhe dy yjet e diasporës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Futbollisti i Chicago Fire ka shkruar “Urime 111 vjetorin”, duke ia përcjellë një figurë zemër, ndërsa në foto i ka shfaqur heronjtë kombëtarë, Skënderbeun, Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin.

Kurse, Xhaka e shfaqi një fotografi të tij në fanellën e ekipit aktual, Bayer Leverkuseni, me ngjyra kuq e zi, ndësa ka shkruar: Gëzuar 111 vjetorin e Pavarësisë Shqipëri”, duke ia përcjellë formimin e shqiponjës dykrenore me duar.

Ndonëse e përfaqësojnë Zvicrën, ata nuk e kanë fshehur asnjëherë faktin se me rrënjë janë shqiptarë, duke e formuar madje edhe shqiponjën dykrenore me duar kohë pas kohe dhe atë në ndeshje mjaft të mëdha dhe domethënëse.

Dy futbollistët nga Kosova ua kanë uruar sot Ditën e Flamurit krejt shqiptarëve përmes postimeve që i bënë në rrjetet sociale. /Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img