Xherdan Shaqiri është bërë tashmë futbollist me famë botërore, ndërsa ka fituar tituj të rëndësishëm, mbi të gjithë Ligën e Kampionëve.
Por, ylli kosovar nuk i harron asnjëherë familjarët e tij.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e ka motivuar dhe i ka dhënë zemër kushëririt të tij, Eldonit Shaqiri, i cili luan për Gjilanin.
Ky i fundit debutoi në ekipin senior të Gjilanit, në mungesë të lojtarëve seniorë shkaku i krizës financiare, në ndeshje me Prishtinën dje.

E pas disa orësh pasoi statusi i futbollistit të Chicago Fire, me kushëririn e tij të afërt duke luajtur kundër Bardhekaltërve, ndërsa e përdori edhe një “emoji” motivues.