Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka i janë bashkuar ekipit të Zvicrës, për ndeshjet e ciklit kualifikues të Kampionatit Evropian.
Shaqiri ka arritur nga Uashingtoni nëpërmjet Frankfurtit për në Gjenevë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Xhaka gjithashtu i është bashkuar ekipit pak para orës 14:00, së bashku me Ardon Jasharin.
Xhaka është duke kaluar nëpër një formë fantastike me Bayer Leverkusenin, pasi kanë fituar të gjitha tri ndeshjet e para në Bundesliga.
Përndryshe, Zvicra do të ballafaqohet me Kosovën, me datë 9 shtator në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.