Site icon PrishtinaPress

Shaqir Totajt i punësohet reja në një shkollë të Prizrenit

Viti i ri, avazi i vjetër. Punësimet familjare nuk kanë të ndalur në Prizren. Kësaj here me vend pune u bë edhe reja e kryetarit Shaqir Totaj.

Konkursi i hapur nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prizrenit për pozitën e ‘edukatores’ në shkollën “Mati Logreci”, përfundoi me punësimin e familjares së kryetarit të komunës.

Për këtë vend pune aplikuan 8 kandidatë, por më e suksesshmja rezultoi nusja e djalit të Shaqir Totajt, Elma Bytyqi. Sipas rezultateve të publikuara nga komuna, Elma Bytyqi arriti gjithsej 73 pikë.

Insajderi ka kontaktuar kryetarin Totaj, por, i njëjti tha se nuk ka informacion lidhur me procesin.

Ndërkaq, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Luljeta Veselaj tha se nuk mund të deklarohet pasi nuk ka qenë pjesë e komisionit, derisa shtoi se komisioni përzgjedhës ka kryer punë të paanshme.

Lidhur me çështjen në fjalë nuk mund të prononcohem sepse nuk jam pjesë e komisionit përzgjedhës, i cili për mendimin tim ka  kryer punë të përgjegjshme, profesionale dhe të pa anshme, duke i respektuar kriteret e legjislacionit në përpikëri.Palët e pakënaqura dhe të interesuarit janë udhëzuar të kërkojnë qasje në dokumentacion, ku mund të shohin çdo detaj të procesit të vlerësimit“, tha Veselaj.

Konkursi për “Edukatore për edukimin në fëmijërinë e hershme (mosha 3-5 vjeçare)” ishte shpallur më 7 dhjetor të 2023-tës.

Exit mobile version