Një menaxher i institutit INKOS në KEK ka njoftuar se nga një adresë anonime i ka ardhur një emali me përmbajtje shantazhi për ankuesin dhe menaxhmentin e KEK-ut.
Policia e Kosovës përmes raporti 24 orësh ka bërë të ditur se për këtë rast është njoftuar njësia e Krimeve Kibernetike.
“SHANTAZH/TC Kosova A, Obiliq 09.09.2022 – 12:24. Ankuesi mashkull kosovar menaxher i institutit INKOS në KEK ka njoftuar se nga një adresë anonime i ka ardhur një emali me përmbajtje shantazhi për ankuesin dhe menaxhmentin e KEK-ut. Lidhur me rastin përveç njësive të hetuesisë është njoftuar edhe njësia e Krimeve Kibernetike”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia ka njoftuar më tej se nuk raportohet për të arrestuar.