3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Shanse të mëdha për kura të reja, zbulohet se si kanceri i shpëton sistemit imunitar

Shkenca bën një zbulim tepër të madh në luftën kundër kancerit. Për herë të parë është identifikuar mekanizmi që u mundëson qelizave tumorale që të shmangin zbulimin dhe shkatërrimin e tyre nga ana e sistemit imunitar.

Zbulimin e ka bërë një grup shkencëtarësh të Qendrës Kombëtare për luftimin e kancerit në Singapor. Ekipi ka identifikuar prezencën e qelizave para meta-statike brenda tumoreve, të cilat janë në gjendje të zhvendosen nga zona ku tumori gjenerohet në pjesë të tjera të trupit nëpërmjet gjëndrave limfatike.

Shkencëtarët kanë vërejtur se një pjesë thelbësore e qelizave CD8+, një përbërës kyç i sistemit imunitar që kërkon dhe vret qelizat anormale si ato tumorale, ishin shteruar ose të paafta për përmbushur rolin e tyre mbrojtës.

Kjo ndodh kur qelizat imune janë ekspozuar në mënyrë të përsëritur ndaj kancerit dhe nuk kanë qenë në gjendje ta pastrojnë atë. Zbulimi hap derën për zhvillimin e strategjive të reja për trajtimin e kancerit dhe shërimin edhe të tumoreve më vdekjeprurës, thonë studiuesit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img