Familja e tij ka emigruar shumë herët në Gjermani, dhe i ftuar në një emision në Kosovë ai ka zbuluar se që nga mosha 1-vjeçare jeton jashtë. Por duket se ai nuk i ka punët mirë me dialektin që flitet në Shqipëri.
Pikërisht i ftuar në këtë emision, Ardian Bujupi është përballur me disa pyetje të sikletshme që lidhen me dialektin që flitet në Shqipëri. I pyetur për emrat e disa prej objekteve apo frutave, ai ka zbuluar se nuk i njeh apo kurrë nuk i kishte dëgjuar këto fjalë.
Po nuk munguan as përgjigjet epike si “Luleshtrydhja është lule e shtrydhur” apo “E haj shalqirin nëse është mish”.