Shalli i FC Prishtinës ka përfunduar në stadiumin e Barcelonës, Camp Nou, një ditë para ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info.
Në fakt, ish-futbollisti i FC Prishtinës, Avdullah Rafuna, nuk e harron asnjëherë klubin Bardhekaltër dhe shihet në këtë fotografi me shallin e klubit kryeqytetas në “Camp Nou” të Barcelonës, pranë Topave të Artë të Lionel Messit dhe fotografisë së legjendës argjentinase.