7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Shala: VV erdhi në pushtet duke mashtru, Kurti thoshte se nuk ulet me Vuçiqin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala thotë se VV-ja erdhi në pushtet me kartën e nacionalizmit.

Shala për Gazetën Demos ka thënë se kjo Qeveri ka gabime të shumta e ndër to është edhe ajo e mos ndarjeve të çështjeve të jashtme e të bredshme dhe kjo është një mashtrim i madh për qytetarët.

“Gabimi i madh i kësaj Qeverie është mosndarja e çështjeve të jashtme dhe të brendshme dhe orvatjet e shumta. Kjo parti erdhi në pushtet me kartën e nacionalizmit, për bashkimin kombëtar, me flamurin kuq e zi e sot nuk e mbajnë asnjë, pra ky degradim është dëshpërues, dhe ky është një mashtrim nga ana e kësaj qeverie”, thotë Shala për Gazetën Demos.

Deputeti i PDK-së thotë se Kurti erdhi në pushtet me premtimin se nuk ulet në bisedime me Vuçiqin dhe se në vend të projekteve ka realizuar vetëm skandale.

“Sipas statistikave të Bankës Botërore përgjatë viteve 2010-2019 Kosova ka shënuar 4.6 përqind të ngritjes ekonomike ndërsa tani kemi vetëm rënie, tani kemi rritje vetëm të inflacionit prej 15 përqind. Asnjëherë në 20 vitet e fundit s’kemi parë një largim kaq masiv të qytetarëve nga vendi”, thotë ai.

Shala për Gazetën Demos ka shpalos edhe qëndrimet e tyre si parti opozitare në rast të zgjedhjeve të parakohshme në vend

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img