Site icon PrishtinaPress

Shala për vendimin e ZRrE-së për shtrenjtim të tarifave: Qeverija të rrijë larg Rregullatorit të Energjisë

Deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka reaguar ndaj vendimit të ZRrE-së për shtrenjtim të serishëm të tarifave të energjisë.

Sipas tij, Qeveria duhet të qëndrojë larg vendimit të ZRrE-së në mënyrë që ata të bëjnë punën profesionale të mbështetura në argumente.

“Përkundër afatit ligjor Zyra e Rregullatorit është duke realizuar, ne presim që nuk do duhej të kemi ngritje të tarifave për shkak të një shkalle të lartë të inflacionit, gjendjes ekonomike, për shkak të asaj që vitin e kaluar kemi pasur rritje të tregut dhe për shkak të gjendjes të gjithmbarshëm ekonomike qytetarët e Kosovës sot, ne nuk interefenojmë në punën e pavarur të komisionit por rekomandojmë që Qeveria të jetë larg Rregullatorit të Energjisë në mënyrë që ajo të bëjë punën profesionale mbështetur në argumente dhe gjendjen reale, do duhej që të kemi parasysh që e kanë obligim të gjitha institucionet e vendit por edhe rregullatorit gjendjen e ruajtjes së konsumatorit”

Shala tha se komisioni të cilin ai drejtojnë është duke monitoruar nga afër dhe nuk do të dalin më qëndrime të fundme para se të kanë rezultate dhe raportin final të ZRrE-së, apo eventualisht një raport konsultativ.

“Pasi të kemi dokumente të shkruar bazike dhe publike ne do të kemi qëndrimin tonë, qoftë si grup apo deputetë”, tha Shala ndër tjerash.

Deputeti i PDK-së gjithashtu komentoi koeficientin 105 të bëre publik nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ku tha se është jo meritor dhe i papranueshëm.

“Ne kemi ngritur shqetësimin, minimum minimal i asaj që do duhej të ishte 120 euro jo si rritje por si balancim, i kërkesave dhe gjendjes reale ekonomike të vendit. Koeficienti i propozuar nga Qeveria është jo meritor dhe diskriminues në raport me gjithë kategoritë”, vijojë Shala.

Ai gjithashtu komentoi qëndrimin e kryeministrit të vendit Albin Kurti për asocacionin, ku theksojë se është e papranueshme dhe pa moralshme politikisht dhe kombtarisht.

“Ajo që vlen të theksohet është që për herë të parë dëgjova që në kuadër të planit franko-gjerman, ka vlera universale, e ne atë plan është edhe asocacioni, nga goja e kryeministrit dul që kemi parimisht vlera universale të të drejtave, gjë që është ndryshim radikal, gjë që është pranim i atij plani dhe është dakordim i të ashtuquajturën zajednicë deri dje e sot asosacion apo një emër tjetër të cilën po mundohet që të paketojë kryeministri. E papranueshme dhe pa moralshme politikisht dhe kombëtarisht”, theksojë Shala.

Shala për fund tha që kryeministri ka pranuar të bashkëbisedojë për asocacionin, ku sipas tij deri dje ka thënë që nuk është temë e diskutimit./IndeksOnline/

Exit mobile version