Site icon PrishtinaPress

Shala: Pas fitores, AAK dhe Nisma të hapura për koalicion me PDK-në dhe LDK-në

Deputeti i Nisma për Kosovën, Haxhi Shala ka thënë se koalicioni AAK dhe Nisma do të jetë fitues.

“Ne si koalicion jemi të hapur, i vetmi koalicion që jemi tash jemi AAK dhe NISMA ne jemi të hapur. Sepse ky koalcion do të jetë edhe koalicioni fitues, po flas nga terreni jo që po kam dëshirë”.

Shala që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se ky koalicon pas fitores është i hapur edhe për PDK dhe LDK.

“Kthimi i Haradinajt do ta forcojë këtë edhe më shumë. Të gjithë ata që e gjejnë veten, jo vetëm Pacolli por edhe shoqëria civile pse mos të vijnë nëse e dojnë ndryshimin”.

“Edhe Alternativa pse mos të jenë pjesë e fitores. Nëse dojnë të jenë pjesë e fitores pse mos të vijnë PDK dhe LDK”.

“Ne do të jemi fitues, pas zgjedhjve kush do që na bashkohet janë të mirëseardhur. Përparsi kanë partitë opozitare”.

Exit mobile version