Site icon PrishtinaPress

Shala: Nesër Kosova dhe Bosnja diskutojnë për taksën 100 për qind

Një delegacion i Kosovës i organizuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, nesër do të diskutojnë në Bosnje për taksën 100 për qind.

Republika e Bosnjës ka kërkuar konsultime me Kosovën lidhur me taksën prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave që importohen nga Bosnja dhe Hercegovina.

Një gjë e tillë është konfirmuar për lajmi.net nga ministri i Tregtisë, Endrit Shala.

Shala  ka thënë se ky takim do të mbahet në kuadër të CEFTA-s dhe do të mbahet nesër.

Ky grup që ka shkuar janë zyrtarë të MTI-së, të emëruar nga Ministria e Tregtisë

“Delegacioni i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë tashmë vetëm sa janë nisur për në Bosnje, nesër kanë takim atje. Ky takim është në kuadër të marrëveshjes së CEFTA-s. Marrëveshja e CEFTA-s parasheh konsultime të tilla. Bosnja ka kërkuar nga Republika e Kosovës konsultime ndërmjet dy shteteve anëtare. Ne ju kemi përgjigjur pozitivisht, kjo nënkupton që delegacioni i organizuar nga ne shkon në Bosnje, ashti siç e parasheh marrëveshja e CEFTA-s. I sqaron Qeverisë së Bosnjës, arsyet se pse Qeveria e Kosovës ka qenë e obliguar që të marr një mas të tillë”, ka thënë Shala.

Ministri Shala po ashtu ka treguar se qëndrimi i delegacionit të Kosovës do të jetë i qartë, që siç thotë ai, taksa nuk do të hiqet.

“Masa do të vazhdojë të jetë në fuqi përderisa nuk eliminohen arsyet që na kanë shtyrë drejt një vendimi të tillë”, ka thënë Shala.

Exit mobile version