Site icon PrishtinaPress

Shala: Kryetari i Kuvendit foli taman si militant i VV-së

Pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se edhe nëse ka zgjedhje gara do të jetë për vendin e dytë, e për këtë reagoi deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ku tha kryetari i Kuvendit ka folur si një militant i VV-së.

Deputeti i PDK-së ka thënë se Konjufca ka folur taman si një militant i VV-së, por thotë se e vërteta është se VV po humb shumicën parlamentare më një dinamik të shpejet.

“Glauku, kryetari i Kuvendit foli taman si militant i VV-së. Por e vërteta është se VV-ja po humb shumicën parlamentare me dinamik të shpejt”, tha Shala për Gazeta Blic.Tutje ai thotë se më e rëndësishmja është që kjo parti po e humb edhe besimin e qytetarëve për shkak të mosmbajtjës të premtimeve që u dha popullit.

“Por e rëndësishmja është se kjo parti po e humb edhe besimin qytetar pikrisht për arsye të mosmbajtjeve të premtimeve që ju dha popullit dhe aferave korruptive të papara deri më tani si ato në sektorin e energjisë, rezervave shtetrore si dhe sanksionet nderkombetare ndaj Kosovës”, tha ai.

Ai thotë se tash e dy vite kemi vetëm dështim nga kjo Qeveri në secilin sektor, ku thotë se fundmi vendimi skandaloz për librat.

“Tash e dy vite e gjysëm kemi vetëm dështim në secilin sektor, psh se fundmi vendimet skandaloze për librat etj”, u shpreh ai.

Exit mobile version