“Çdo paralajmërim nga Serbia dhe Bosnja, do ta merr përgjigjen e njëjtë edhe atë në kohë rekorde. Kosova tashmë, është shtet dhe këtë duhet ta kuptojnë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, që më nuk do të tolerohen të përdorin politikat të dyfishta”, tha ministri Shala.
Ministri i MTI-së thotë se luftimi i Republikës së Kosovës ka ndodhur që nga pas lufta nga këto dy shtete dhe Kosova si shtet do t’i përgjigjet secilit veprim të këtyre dy shteteve.
Ndryshe, Serbia dhe Bosnja paralajmërojnë Prishtinën zyrtare se nëse nuk heq tarifat për mallrat nga këto dy vende deri më 1 korrik, kur mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Paris, do të shqyrtojnë vendosjen e kundërmasave.
Ministri serb i Tregtisë Rasim Lajiq dhe ministri i Tregtisë dhe Marrëdhënieve Ekonomike i BeH, Mirko Sharoviq ranë dakord gjatë takimit në Sarajevë se dy vende duhet të bashkërendojnë dhe koordinojnë aktivitetet që synojnë rritjen e presionit për të shfuqizuar taksën.