3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Shala ironizon me Kurtin për Ujmanin: Që uji është tokë, këtë nuk e kisha të njohur

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtimi Shala ka ironizuar me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti për shkrimin e tij për liqenin e Ujmanit.

Shala në seancën plenare që është duke vazhduar tha se nuk ka pasur njohuri për qëndrimet se “uji është ujë”. Nënkryetari tha se nënshkrimi i palës kosovare në Uashington nuk është marrëveshje, por vetëm zotime.

“Gjatë kësaj dite kam kuptuar një gjë, një tip kozmonie që nuk e kanë as religjionet, as tekstet e filozofisë e të tjera. Vërtet që uji nuk është ujë. I gjithë debati ishte për një liqen që uji nuk është ujë, por që uji është tokë. Këtë nuk e kisha të njohur. Apo kam dëgjuar një fakt të kuptueshëm që ujin e mbanë toka. Patjetër, ujin që e mbanë toka. Ky është mësimi themelor i kësaj dite”, tha ai.

Shala theksoi se edhe zotimet janë të njohura me ligjet ndërkombëtare.

“Së pari kjo nuk është një marrëveshje, pra askush me askënd nuk është marrë vesh për asgjë. Kjo nuk është marrëveshje e Kosovës me Serbinë. Ne kemi të bëjmë me një kategori tjetër të njohur me ligjin ndërkombëtar që është me zotime të veçanta të ndara teknikisht. Por që janë të njëjta para palës së tretë. Po të ishte marrëveshje ne do të duheshim të diskutonim për ratifikimin e një marrëveshje”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img