Site icon PrishtinaPress

Shala i lumtur që djali i Krasniqit iu bashkua PDK-së: Me djem si Altini, PDK-ja po e dëshmon se Kosova mundet më mirë

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, e ka mirëpritur anëtarësimin në PDK të djalit të Jakup Krasniqit.

Ai ka bërë me dje se Jakup Krasniqi ka qenë mësuesi dhe frymëzues i tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se kandidimi i Altin Krasniqit për deputet nga radhët e PDK-së është një ardhje e natyrshme në shtëpinë e tij.

“Jakup Krasniqi ka qenë mësuesi im dhe një nga frymëzimet e mia rinore për të hyrë në rrugën e organizimit patriotik ilegal dhe më pas në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai është hero i gjallë i Kosovës – dje zëri i luftës së UÇK-së për liri, sot zë i luftës për drejtësi dhe për të vërtetën e luftës së drejtë të UÇK-së. Jam shumë i lumtur teksa e shoh sot në Partinë Demokratike të birin e tij, Altinin. Kandidimi i Altin Krasniqit për deputet nga radhët e PDK-së është një ardhje e natyrshme në shtëpinë e tij, ku trashëgimia politike dhe patriotike e babait të tij gjithmonë ka qenë e gjithmonë do të jetë e pranishme dhe e fuqishme. Me djem të rinj patriotë e profesionistë si Altini, PDK-ja po e dëshmon se Kosova mundet më mirë”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Exit mobile version