Site icon PrishtinaPress

Shala i gatshëm të kandidoj për Prishtinën (Video)

Listës së kandidatëve potencial për kryetar të Prishtinës, i është shtuar edhe Flamur Shala.

Shala është asamblisti më i zëshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal, dhe njihet për një opozitarizëm të fortë për tërë këto vite mandat të kryetarit Shpend Ahmeti.

Shala në emisionin “Republika” me Dardan Gashin nuk e ka mohuar kandidimin, duke thënë se ai nuk i ikë detyrës që i cakton partia.

“Nëse jam unë, atëherë nuk do i iki përgjegjësisë, mirëpo LDK-ja ka kapacitete të shumta për Prishtinën…” ka thënë Shala.

Ndiqeni deklaratën e plot të tij.

Exit mobile version