Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, ka thënë se ende ka shpresë për krijimin e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.
Shala në emisionin Blic Interview ka shtuar se grupet punuese të të dyja partive do të takohen sërish në ditët në vijim për të zgjidhur çështjet e mbetura nga diskutimet e deritanishme për t’i hapur rrugë krijimit të Qeverisë.
“Kemi punuar shumë dhe gjatë – para zgjedhjeve edhe pas tyre. Jemi përpjekur ta bëjmë një koalicion dhe kemi qenë shumë afër”.
“Patjetër që ka shpresë, ne për ata po punojmë dhe do të takohemi sërish në ditët në vijim, për të përmbyllur marrëveshjen dhe për t’i zgjidhur çështjet që kanë mbetur dhe kështu për të vazhduar më tutje”, ka pohuar Shala.
Ndryshe, mandatari Albin Kurti, ka kohë deri më 4 shkurt për ta kompletuar kabinetin qeveritar.