5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Shala e quan “raciste” marrëveshjen për të burgosurit me Danimarkën, shkel të drejtat e njeriut

Marrëveshja Kosovë-Danimarkë për transferimin e rreth 300 të burgosurve në burgun e Gjilanit, po konsiderohet si kriminale dhe raciste nga kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriu, Behxhet Shala. Ai thotë se kjo marrëveshje ka shkaktuar shqetësime, pasi vlerësohet si shkelje e të drejtave të njeriut.

Shala në një intervistë për KP thotë se kjo marrëveshje nuk sjellë dobi për Kosovën, derisa thekson se të burgosurit nga Danimarka, mund të jenë kriminelë islamikë që merren me krim të organizuar.

Përveç kësaj, Shala foli edhe për të burgosurit në Kosovë, për çka kritikoi presidenten Vjosa Osmani për mos faljen e disa të burgosurve që sipas tij e meritojnë të lirohen.

Ai thotë se presidentja Osmani është në gjendje që “më përpara ta lirojë një të burgosur nga Afganistani se sa një në Kosovë”.

Ndër të tjera, Shala foli edhe për pamundësinë për të vizituar ish-krerët politikë të cilët po gjykohen për krime lufte në Hagë, për çka thotë se kanë dërguar disa herë kërkesa për vizitë, por të njëjtat janë refuzuar me arsyetime të ndryshme. Sipas tij, “Haga nuk e bën hesap as Ministrinë e Drejtësisë e as Kosovën”.

Ndryshe, Kosova dhe Danimarka më 20 dhjetor 2021 nënshkruan një letër-pëlqim, sipas të cilit shteti danez do të merrte me qira për 10 vjet 300 qeli në Kosovë. Kjo marrëveshje ishte përcjell me kritika nga shoqatat e të drejtave të njeriut në Danimarkë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img