Site icon PrishtinaPress

Shala akuzon organizatën ORCA për plagjiaturë: Aksioni i sotëm është vjedhur nga PSD-ja

Aktivisti i PSD-së, Asdren Shala, e ka kritikuar organizatën ORCA, e cila sot ka organizuar një aksion simbolik para Rektoratit, ku e akuzojnë Këshillin e Etikës që është shndërruar në lavatriçe që lan e shpërlan plagjiatorët dhe ngacmuesit.

Shala ka akuzuar këtë organizatë për plagjiaturë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky aksion është vjedhur nga PSD.

“Këta që monitorojnë plagjiatorë po bëjnë plagjiaturë të ideve. Duhet padi sepse ky aksion i është vjedhur PSD-së. ORMK (organizata për monitorim të kreativitetit)”, ka shkruar Shala.

Exit mobile version