Ylli i kombëtares së Argjentinës dhe skuadrës spanjolle të Barcelonës pritet që të kurorëzojë me martesë dashurinë e tij disavjeçare me 29 vjeçaren, Antonella Roccuzzo, më 24 qershor.
Ndërkohë ditët e fundit po bën bujë lajmi se Shakira, gruaja e një miqve dhe kolegëve më të mirë të Messit, Pique, nuk ka pranuar ftesën për të qenë në dasmë duke u justifikuar se ka një agjendë të ngjeshur.
Mirëpo “El Pais” shkruan se arsyeja e vërtetë e refuzimit të këngëtares 40 vjeçare është armiqësia që ka me gruan e Messit. Kjo pasi Antonella nuk e ka miratuar lidhjen e kolumbianes me Pique.
Ky mospajtim ka ardhur, pasi shoqja e saj e ngushtë e saj, Nuria Tomas ka qenë në lidhje dashurie me Pique dhe se Shakira të prishte marrëdhënien e tyre në vitin 2010.