Site icon PrishtinaPress

Shaip Muja e sheh Kadri Veselin si shpëtimtar të Demarkacionit (Video)

“Demarkacioni është mirë të sjellet në Kuvend sa më shpejt”, ka thënë deputeti i PDK-së, Shaip Muja.

Ai ka paraqitur një hartë lidhur me Demarkacionin, ku ndryshe pasqyrohet nga Mali i Zi dhe ndryshe nga Kosova.

Muja, mes tjerash ka thënë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli duhet ta merr një iniciativë për të bërë një konsensus politik nacional lidhur me këtë çështje.

Sa i përket transformim të FSK-së, Muja ka theksuar se Lista Serbe nuk duhet të pritet pafundësisht, derisa ata nuk e kujtojnë se janë përfaqësues të Kosovës dhe jo të Beogradit.

“Kosova ka nevojë me pas ushtri, sepse situata rajonale dhe globale është jostabile”, ka vlerësuar Muja, i ftuar në Rrokum Roll.

Muja e ka përsëritur qëndrimin e tij se kjo qeveri duhet të bie.

https://www.youtube.com/watch?v=RRBO5eB7wek

Exit mobile version