7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Shaip Kamberi tregon se çka i premtoi Gabriel Escobar

Liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës, ditë më parë, u pritën në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku kërkuan që çështja shqiptare e Luginës të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se kanë marrë zotim nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që do t’i sugjerojë homologut të tij evropian, Miroslav Lajçak, një takim me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës.

“Kemi marrë zotimin nga [Gabriel] Escobar se do të bisedojë me [Miroslav] Lajçakun dhe do t’i sugjerojë një takim me ne. Ne edhe ashtu i kemi bërë kërkesë për takim dhe presim që kësaj radhe të ketë përgjigje pozitive, pasi çështja e Luginës pashmangshëm duhet të jetë temë e bisedave”.

Kamberi tutje ka thënë se kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës gjatë takimeve në Departamentit e Shtetit në Uashington ka qenë përfshirja e çështjes së Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë – Serbi.

Nëse dëshirohet qetësi në Ballkanin Perëndimor dhe nëse dëshirohet normalizim i raporteve Kosovë-Serbi, veç çështjeve problematike mes dy shteteve, çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është një çështje që mund të prodhojë tensione dhe ne e shohim zgjidhjen duke respektuar parimin e reciprocitetit në të drejta, respektivisht duke ndërtuar standarde të njëjta të trajtimit të pakicave që do të vlenin në të dyja shtetet”, ka shtuar Kamberi.

Ai ka thënë se nuk do të ketë normalizim qenësor të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, nëse Serbia vazhdon me trajtimin e këtillë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me metoda të një diskriminimi perfid e i cili sipas tij po shkon deri në skajshmëri duke e zbrazur Luginën e Preshevës nga rinia shqiptare./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img