Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se dje është takuar me Rifat Jasharin.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se takimi u bë bë Gllogjan në Kullën e familjes Haradinaj.
“Në kullën e Haradinajve në Gllogjan, takuam Bacin Rifat”, ka thënë Kamberi.
Në fotografinë e publikuar nga Kamberi shihet se aty ishte e pranishme edhe Ardita Sinani, ish-kryetarja e Preshevës./Prishtinapress/