-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Shahini: Burokracia dhe padituria në institucione shkatojnë vonesa e korrupsion

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin, Agim Shahini – Kryetar i AKB-së, thotë se mungesa e investimeve kapitale në nivelin komunal e qendror ndodh edhe për arsye të burokracisë dhe padijenisë së punonjësëve në këto institucioneve.

Sipas tij, këto dy komponenta krijojnë hapsirë për korrupsion dhe vonesa të panevojshme, ndërkohë që rastet më të shpeshta korruptive janë tek dhënia e lejeve ndërtimore.

“Në momentin që shkaktohen vonesa në procese të prokurimit për lidhje të kontratave për investimeve kapitale apo edhe tek dhënia e lejeve, bizneset detyrohen që të gjejnë rrugë tjera për të realizuar qëllimet dhe të drejtat e tyre dhe aty fillon korrupsioni. Ne nuk duhet të paraqitemi sikur kjo nuk ndodh, një gjë e tillë edhe në nivelin lokal edhe në ata qëndror. Ky është një sekret dhe për këto çështje flasin të gjithë. Këto çështje pra shkaktojn pa asnjë dyshim edhe vonesa në realizim të projketeve kapitale”, ka thënë kreu i AKB-së.

Me këtë konstatim të kreut të AKB-së nuk është pajtuar kreu i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibahimi, i cili i ka kërkuar Shahinit që të mos përgjithësohen të gjitha komunat.

Ibrahimi i ka kërkuar kreut të AKB-së që të flas edhe për

punë të mira që bëjnë komunatë dhe jo vetëm të flas për ankesatë e bizneseve.

“Ne nuk jemi duke folur për të arriturat e komunave sepse sonte jemi thirrur të flasim për mungesën e investimeve, për burokracinë dhe padijenin institucionale në këtë pikë dhe për mua këto dy janë arsyet kryesore të mos realizimit të projekteve kapitale. Natyrisht se në komuna ka shumë punë të mira, ka kryetar shembuj siç është kryetari i Suharekës dhe ai i Ferizajt, por nuk mund të thëmi se aty është gjithëçka mirë”, ka thënë Agim Shahini.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img